Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

​Ambasadori gjerman shpreson për një përparim të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot në takim njohës ambasadorin e ri të Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde me të cilin folën rreth raporteve fqinjësore mes dy shtetveve por edhe për dialogun Kosovë – Serbi.


Rohde, ka deklaruar sot se ai shpreson për një përparim të shpejtë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai gjatë një takimi me kryeministrin Avdullah Hoit, ka thënë se Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për menaxhimin e pandemisë dhe të rimëkëmbjes ekonomike.

Nga ana e tij, kryeministri Hoti ripohoi qëndrimin e prerë të Kosovës se është koha për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dy vendeve, e cila në thelb duhet të përmbajë njohjen reciproke.

Në këtë takim, diplomati gjerman shtroi edhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes të kompanive private, duke pohuar gatishmërinë gjermane për investime në Kosovë.

Duke e falënderuar ambasadorin Rohde për ndihmën e përhershme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, kryeministri Hoti ritheksoi qëndrimin e palëkundshëm të Qeverisë së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, kryeministri Hoti ripohoi qëndrimin e prerë të Republikës së Kosovës se është koha për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes të dy vendeve, e cila në thelb duhet të përmbajë njohjen reciproke.

Comment here