Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

​Dumoshi: Kosova ka nevojë për ndërmarrës të ri

Përmes një trajnimi të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhjetëra të rinjë për disa ditë me radhë do të mësojnë më shumë për ndërmarrësinë dhe marketigun digjital.


Për të parë nga afër implementimin e këtij trajnimi sot në Kolegjin Globus qëndroi edhe vet ministrja Vlora Dumoshi, e cila tha se Kosova ka nevojë për ndërmarrës të ri dhe se synimi i projektit është që të dalin ata të pah.

“MKRS është e përkushtuar shumë në programin e të rinjve. Momentalisht jemi duke apliku për këtë program në gjithë Kosovën…synimi dhe objektiva jonë është që t’iu japim rast që t’i mbani këto trajnime që janë shumë të rëndësishme sidomos ndërmarrësi e cila sot kërkohet shumë dhe marketingu digjital. Uroj që për këto dhjetë ditë iu do të mësoni sepse jeni në duar të profesionisteve”, tha ai

Ndërkaq, profesori , Besnik Krasniqi tha se përmes këtij trajnimi duhet të shfrytëzohet mundësia për biznes ose vetëpunësim.

“Të rinjtë janë adresa më e mirë për këtë rast sepse edhe pse po kalojmë kohë me pandeminë, njerëzit që kanë ide dhe ja ë kreativ këtë kohë krizë munden me shfrytëzuar si një mundësi qoftë në biznes, apo qoftë në vetëpunësim”, tha ai.

Ky projekt nga MKRS implementohet edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Comment here