Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

​Haziri: 19 pacientë të shëruar plotësisht dhe vetëm 9 raste pozitive në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në takimin e mbajtur sot me Komitetin e emergjencave për parandalimin e pandemisë globale, kanë bërë vlerësimin e gjendjes në luftimin e COVID-19 dhe në bazë të statistikave, deklaruan se ka vazhdimisht rënie të rasteve pozitive.


Haziri pasi ka marrë gjendjen e ditëve të fundit dhe vikendit nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, nga Spitali Regjional i Gjilanit, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, nga Policia e Kosovës dhe emergjencat civile, ka konstatuar një rënie të vazhdueshme të rasteve pozitive me Covid-19.

“Gjendja që kanë elaboruar niveli i shëndetësisë në dy sektorët, QRSHP, policia dhe emergjencat civile, na gëzon me lajme të mira sa i përket COVID-19. Ditën e djeshme kishim vetëm një rast pozitiv, sot kemi 19 raste të shëruara plotësisht dhe po punojmë që raste pozitive të mos kemi fare në Gjilan”, ka thënë ai.

Komuna e Gjilanit në përballjen me COVID-19, nga data 13 mars e deri më sot, ka gjithsej 908 raste pozitive, prej tyre të shëruar plotësisht janë 737 pacientë, 39 kanë humbur jetën, ndërsa raste aktive janë 132, prej tyre 35 të hospitalizuar të konfirmuar me COVID-19 janë 35 raste.

Comment here