Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

​Lipjani ndan 130 mijë euro për bujqit dhe fermerët

Kuvendi komunal i Lipjanit ka aprovuar fondin shtesë prej 130 mijë euro për subvencionimin e bujqve dhe fermerëve.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti ka bërë të ditur se do të subvencionohen dëmet nga fatkeqësitë natyrore dhe dëmet nga ndikimi i pandemisë për prodhuesit e perimtarisë.

“Gjithashtu është shtuar fondi për dyfishimin e përfituesve për sera dhe motokultivator. Subvencionet për sport, rini dhe kulturë janë dyfishuar me qëllim të mbështetjes së aktiviteteve të klubeve dhe OJQ-ve rinore. Kuvendi Komunal njëzëri ka aprovuar edhe shtimin e mjeteve buxhetore për arsim dhe shëndetësi, me çka synojmë të furnizojmë dhe të rrisim cilësinë e shërbimeve në shëndetësi dhe krijimin e kushteve më të mira në shkollat e komunës tonë. Është aprovuar edhe propozimi për ndërtimin e shkollës së mesme në Gadime, e cila pritet të fillojë këtë vit”, ka shkruar ai.

Comment here