Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

​Ndizen qirinj e fiken dritat, nderohen mjekët që humbën jetën nga COVID-19

Para Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë ndezur qirinj për të nderuar profesionistët shëndetësorë që humbën jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.

Odat e profesionistëve shëndetësorë kërkuan që të ndizen qirinj për ata që e humbën betejën me koronavirusin, ndërsa të fiken dritat në çdo shtëpi për një minutë, në përkrahje të të gjithë mantelbardhëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me pandeminë

Udhëheqësit e institucioneve shëndetësore ju bashkuan thirrjes për ndezje të qirinjve e bashkë me ta edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili tha se ndajnë dhimbjen për humbjen e profesionistëve shëndetësorë, por edhe ndjehen krenarë me punën e tyre.

“Si Ministri e Shëndetësisë shprehim konsideratën për punën, përkushtimin e tyre gjatë gjithë jetës në shërbim të qytetarëve të Kosovës, por fatkeqësisht 13 nga ta pësuan nga virusi COVID-19 dhe ne sot ndajmë dhimbjen por njëherit krenarinë për punën e tyre dhe përkushtimin, sidomos gjatë kësaj faze kur po përballemi ne dhe gjithë globi në luftimin e kësaj pandemie”, tha Zemaj.

Comment here