Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

​Nexhmi Rudari shërohet nga koronavirusi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari, është shëruar nga COVID-19.


Ai ka bërë të ditur në Facebook se nesër do të kthehet në punë, pasi ndihet mirë me shëndet.

Postimi i plotë:

Me ndihmën e Zotit dhe me kujdesin dhe këshillat e ekspertëve shëndetësorë e kalova edhe sfidën e përballjes me COVID-19. Me shëndet jam shumë mirë dhe nesër do të rikthehem në punë, për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve llapjanë.

Ju falënderoj për mesazhet, thirrjet dhe kujdesin e treguar ndaj meje dhe ju lutem shumë të gjithëve, respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore.
Ruajeni vetën dhe familjet tuaja!

Comment here