Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

​Selimi: SHBA, partner i pazëvendësueshëm në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, gjatë një vizite zyrtare në SHBA, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesin e lartë nga Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare (OIA) të Departamentit të Drejtësisë, Bruc Ohr, të cilin e ka falënderuar për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer amerikane dhënë në çdo fazë të konsolidimit të Kosovës.


Në këtë takim, ministri Selimi e ka informuar Ohr rreth çështjeve prioritare të sistemit të drejtësisë, me të arriturat në sundimin e ligjit në Kosovë, mekanizmat që ka krijuar vendi ynë në luftimin e krimit të organizuar dhe atij transnacional, si dhe për avancimin e mëtejmë të një sistemi kredibil e efikas të drejtësisë.

“SHBA është aleat i përjetshëm dhe partneri më kredibil i Kosovës, andaj jemi të bekuar që si popull e shtet i kemi përqafuar idealet amerikane të lirisë dhe drejtësisë”, tha Selimi.https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=4197-2&gjid=54525018&v=2.1&guid=38eb518c4bd844d281c507301fc0a96fc6923545306d437cae80e846fc7957d4

Ministri Selimi dhe Ohr kanë biseduar edhe për marrëveshjen e ekstradimit, në veçanti për rastet konkrete të personave të kërkuar nga SHBA, si dhe për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve të Prokurorisë dhe Gjyqësorit përmes marrjes së ekspertizës së drejtpërdrejtë në ndjekje dhe gjykim të rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Në anën tjetër, Ohr e siguroi ministrin Selimi për mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit për avancimin e mëtejmë të sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke thënë se SHBA do të mbetet partnere dhe përkrahëse e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Kosovë.

Comment here