Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

​Transportuesit lirohen nga pagesa e rendeve të udhëtimit

Në kuadër të masave lehtësuese ndaj pandemisë COVID-19, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka marrë sot vendim për t’i liruar nga pagesa-tarifa administrative operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve me autobus.


Vendimi përfshin periudhën trevjeçare 2020-2023, që operatorët i liron nga pagesa e rendeve të udhëtimit, duke ua lehtësuar problemet financiare si pasojë e pandemisë.

Gjithashtu transportuesit janë liruar nga tarifa tjera administrative, si masa lehtësuese.

Ministri Abrashi tha se ky vendim ka për qëllim mbështetjen e bizneseve, konkretisht sektorit të transportit rrugor dhe se me këtë do të ruhen shumë vende pune të rrezikuara si rezultat i humbjeve të mëdha që kanë pasur këta operatorë nga pandemia.

“Me këtë vendim po ruajmë shumë vende pune dhe po shpëtojmë bizneset nga falimentimi. Bizneset do të vazhdojmë t’i mbështesim në këtë kohë që po përballen me probleme financiare”, tha Abrashi.

Comment here