Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

​Zemaj takon Xhaferin, pajtohen për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe me zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.


Përmes një statusi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se në të dy këto takime, ka theksuar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy shteteve si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë shëndetësor.

Po ashtu Zemaj thekson se janë trajtuar edhe çështjet e forcimit të kapaciteteve reaguese ndaj Covid-19 për periudhën e ardhshme.

Ky është postimi i tij i plotë të Facebook:

Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, zhvillova një takim zyrtar me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe më pas edhe me zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Repubikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Në të dy këto takime, theksuam rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy shteteve si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë shëndetësor.

Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv. kryeministri Grubi u kanë dhënë mbështetje të plotë hapave të bashkëpunimit të dy ministrive respektive në menaxhimin e pandemisë Covid19, këmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit rajonal për të avansuar sistemet shëndetësore.

Unë i informova për nismat midis dy ministrive, bashkëpunimin përmes grupeve të përbashkëta në shkëmbimin e informacioneve, trajnimeve të ekipeve profesionale dhe vlerësimin e situatës për të marrë vendime bilaterale rreth lehtësimit të qarkullimit bazuar në situatën epidemiologjike në të dy shtetet.

I trajtuam edhe çështjet e forcimit të kapaciteteve reaguese ndaj Covid-19 për periudhën e ardhshme.

Gjatë vizitës, vizituam edhe Ambasadën tonë në Shkup ku u informuam për aktivitetet që kryen ambasada dhe stafi i saj në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve tonë.

#Së bashku për shëndetin e të gjithëve!

Comment here