Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

“13 miliardë dollarë investime”: Adriatik Kelmendi zbulon detaje nga marrëveshja Kosovë-Serbi

Vetëm dy orë ndajnë Kosovën dhe Serbinë nga firmosja e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën merret vesh se është e karakterit ekonomik.

Gazetari Adriatik Kelmendi i cili po përcjellë nga afër zhvillimet e përballjes Kosovë-Serbi, në Washington, thotë se bëhet fjalë për një marrëveshje e cila përmbanë projekte me vlerë rreth 13 miliardë dollarë, njofton Klan Kosova.

”Ajo që mund të konfirmojmë është se në këtë Shtëpinë e Bardhë, pas dy orësh, do të nënshkruhet në praninë e Presidentit amerikan Donald Trump marrëveshje me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”.

”Marrëveshja ka të bëjë me çështje të zhvillimit ekonomik”.

”Flitet siç merr vesh Klan Kosova për rreth 13 miliardë dollarë investime në infrastrukturë dhe projekte të përbashkëta rajonale që prekin Kosovën e Serbinë”.

Gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi raporton ekskluzivisht nga Washingtoni, se takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë, ka edhe një veçanti tjetër.

”Edhe një veçanti që e kanë këto marrëveshje, meqë pritet të jenë dy”.

”Njërën do ta nënshkruajë Presidenti amerikan në emër të SHBA-ve me Kosovën dhe tjetrën Presidenti amerikan do ta nënshkruajë me Serbinë.

”Nuk do të jenë marrëveshje që do të nënshkruhen sipas gjitha gjasave nga Serbia dhe Kosova, por do jenë marrëveshje që do të nënshkruhen me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si të tilla pritet madje që të mos kenë nevojë të vijnë për ratifikim në Kuvend”.

”Ose edhe nëse vijnë në Kuvend për ratifikim, natyrisht pritet që ratifikimi të ndodhë, meqë vështirë pritet të refuzohet një marrëveshje e SHBA-së”.

Comment here