Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

13 persona në gjendje të rëndë nga koronavirusi në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 47 pacientë me koronavirus, 13 prej tyre në gjendje të rëndë.


Prej tyre 13 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe 36 janë në oksigjenoterapi.

Nga spitali kanë njoftuar edhe se një person është duke u trajtuar me respirator dhe se dy të tjerë janë shëruar.

“2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 47 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Kurse, nga personeli i spitalit aktualisht janë infektuar 2 mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 234 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Tuesday, September 8, 2020

Comment here