Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

“22 vite pas?”, Bekim Jashari publikon fotografi të shtëpisë së demoluar të Adem Jasharit

Kompleksi Memorial i Jasharajve buzë rrënimit, kullat janë në gjendje të rëndë.


Pavarësisht se kanë kaluar 22 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, gjendja e Kompleksit Memorial të kësaj familjeje në Prekaz, është e rëndë dhe buzë rrënimit.

Kullat, në të cilat Jasharajt ishin përballuar me forcat serbe, kanë filluar të kenë çarje të mureve, rënie të llaçit nga muret dhe dëmtimi serioz të çatisë, si pasojë e reshjeve atmosferike, ndërsa shteti vazhdon të bëjë “gjumë”.

Siç duket për të treguar gjendjen jo të mirë të kullave, sot kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, ka publikuar një storje në Facebook ku tregon fotografi të shtëpisë së demoluar, ndërsa ka shkaruar |22 vite pas?”

Comment here