Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

4 mijë dosje të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL’së së UÇK’së: Qeriqi tregon se çfarë shkruan në këto dokumente

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur sot në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla


Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka folur rreth këtyre dosjeve, duke thënë se aty gjinden emra të dëshmitarëve të mbrojtur.

Ai ka thënë se në dosjet e dërguara në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë, thotë se gjenden shkembime të bisedave në mes  zyrtarë të lartë të Gjykatës Speciale dhe zyrtarëve dhe Prokurorisë se Serbisë.

Ndërsa në mesin e dëshmitare ka burra dhe gra, thotë Qeriqi.

“Biseda në mes të zyrtarë të lartë të Gjykatës Speciale dhe zyrtarëve dhe Prokurorisë se Serbisë”, ka thënë Xhevdet Qeriqi për Klan Kosova.

Ai gjithashtu ka insistuar se Gjykata Speciale është produkt i shtetit të Serbisë.

Ndërsa nuk dihet nëse ato dokumente janë autentike(origjinale)./

Comment here