Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

69 laboratorë privatë të licencuar për Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës të martën ka licencuar edhe 12 laboratorë privatë për të kryer teste serologjike për koronavirus.


Deri më tani, në Kosovë janë licencuar 69 laboratorë privatë për teste serologjike dhe virologjike për koronavirus.

Përmes testeve serologjike, qytetarët mund të mësojnë nëse e kanë tejkaluar koronavirusin dhe nëse kanë krijuar antitrupa kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton ky virus.

Disa laboratorë në Prishtinë, të licencuar për teste serologjike për koronavirus, që kanë nisur punën, thonë se çmimet variojnë nga 25 deri në 50 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa.

Më 10 gusht, Ministria e Shëndetësisë nisi lëshimin e licencave për institucionet private shëndetësore që ato të kryejnë teste për COVID-19. Më parë, këtë shërbim e kryente vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Deri më tani, vetëm dy institucione private shëndetësore janë licencuar që të kryejnë teste virologjike me metodën PCR. Ky test tregon nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.

Comment here