Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

70 për qind e kosovarëve nuk kanë para për pushime

Vetëm 30 për qind e familjeve kosovare janë në gjendje që të përballojnë shkuarjen në pushime. Kjo ka dalë sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkruan Reporteri.net.


Nga rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës 2018, del se rreth 70 për qind e ekonomive familjare nuk mund ta përballojnë shkuarjen në pushime qoftë edhe vetëm për një javë.

“Sipas grafikonit të mësipërm shihet se 30.5% e ekonomive familjare mund të përballojnë shpenzimet e një jave pushimi larg shtëpisë, duke përfshirë qëndrimin në një shtëpi tjetër (shtëpi vikendi), apartament ose tek miqtë ose të afërmit, ndërsa 69.5% e ekonomive familjare nuk mund ta përballojë këtë shpenzim”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave.

Comment here