Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

83 të helmuar në dyqanin e hamburgerëve në Suharekë

Dyert për klientë nuk u hapen që nga e mërkura në një lokal në Suharekë, kur ato i mbylli inspektorati komunal.


Kjo me dyshimet se atje nga ushqimi që konsumuan gjatë ditëve të fundit, u helmuan disa qytetarë.

Në terren dolën menjëherë edhe inspektorët e Agjensisë së Veterinës e Ushqimit, teksa numri i atyre që u ankuan nuk ishte i vogël

Si pasojë e kësaj, shumë persona kërkuan ndihmë mjekësore edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare këtu në Suharekë, raporton Klan Kosova. Ilir Berisha, pronar i lokalit ku ndodhi rasti, dyshon se e gjitha mund të jetë pasojë e përdorimit të disa preparateve gjatë servisimit të frigoriferit.

Comment here