Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

A do të jetë e detyrueshme marrja e vaksinës kundër koronavirusit për kosovarët?

Konspiracionet rreth vaksinës kundër COVID-19 kanë mbërritë edhe në botën shqiptare dhe se frika e injektimit të një çipi ka bërë që një pjesë e shoqërisë të mendojnë injorimin e vaksinimit kundër pandemisë që gjunjëzoi botën.

A do të jetë e detyrueshme marrja e vaksinës apo do të jetë vendim individual?

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se nuk do të jetë e detyrueshme, e detyrueshme do të jetë sjellja e saj në Kosovë nga ana e qeverisë.

“Nuk e kemi të detyruar me ligj por ne (qeveria) duhet ta ofrojmë. Ajo cka unë e kam obligim është që ta siguroj…”, ka thënë Zemaj për “Indeks-Intervistë”.

“Jemi duke punuar që të hyjmë në programin e sigurimit të vaksinës kundër covid19. Një pjesë është e siguruar, diku, 20 përqinshdshi I mbulueshmërisë së gjithë qytetarëve.

Po punojmë që kurdo që mund të adaptohet dhe të pranohet në treg, jemi duke lobuar që të kemi dhe sigurimin e plotë për gjithë qytetarët tanë” – ka deklaruar Zemaj.

Comment here