Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

AAK’ja kundër mocionit të VV’së, për rrëzimin e Qeversië

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj ka thënë në Interaktiv të KTV-së se partia e tij nuk e përkrah mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Nuk e përkrahim mocionin e Vetëvendosjes dhe nuk është iniciativë serioze, më shumë është një lojë me opinionin. Por, sa i përket Aleancës, ne nuk i japim nënshkrimet dhe nuk e përkrahim këtë nismë”, ka thënë ai.

Selmanaj ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë të paktën në rrethanat aktuale, duke u bazuar në mënyrën se si është duke funksionuar koalicioni.

“Nëse krijohen zhvillime të reja, kur nuk respektohet marrëveshja e arritur mes partnerëve të koalicionit, atëherë është çështje tjetër. Atëherë, ne do të ulemi dhe do ta shprehim qëndrimin tonë”, ka thënë  Selmanaj.

Ai gjithashtu është pyetur nëse do të mbështetej mocioni i VV-së në qoftë se Haradinaj nuk bëhet president.

“Nuk mund të flas për situata hipotetike. Ne tani për tani e kemi propozimin tonë që Ramush Haradinaj të jetë president i Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Comment here