Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Abazi: Hoti analfabet funksional, Qeveria e tij rrezik për shtetin dhe kombin

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka reaguar sot ndaj deklaratave se Kosova dhe Serbia në Washington do të arrijnë marrëveshje ekonomike.


Abazi ka thënë se Kosovës nuk i duhet integrim me ekonominë e Serbisë, derisa ka shtuar se për shkak të varësisë nga ekonomia e Serbisë, Kosova ka mbetur e pazhvilluar dhe e varfër.

Sipas tij Kosovës i duhet një pavarësim i plotë i ekonomisë dhe integrim me Shqipërinë dhe portet detare

Ata që flasin për integrim të Kosovë në ekonominë e Serbisë, Abazi i ka quajtur të rrezikshëm për shtetin. Sipas tij, Qeveria e Kosovë është kërcënim i rrezikshëm për interesin e shtetit dhe kombit.

Abazi e ka quajtur kryeministrin Hoti “analfabet funksional” derisa ka thënë se ai nuk e ka idenë se për çka po flet.

Postimi i plotë:

Kosovës nuk i duhet integrim me ekonominë e Serbisë.

Kjo qeveri është kërcnim i rrezikshëm për interesin e shtetit dhe kombit. Kosovës nuk i duhet ekonomi më e integruar me eknominë e Serbisë. Për shkak të varësisë nga ekonomia Serbise, Kosova ka mbetur e pazhvilluar dhe e varfër, neve na duhet një pavarësim i plotë i ekonomisë dhe integrim me Shqiprinë dhe portet detare.

Hoti është analfabet funksional që në fakt nuk e di për çka po flet sepse kryqëzimi i hekurdhës (IMAGJINARE) me autostradë që lidhë Durrësin me Portin e Selanikut është ide e gjeneruar nga Kinezët dhe Serbia për të amortizuar plotësisht kapacitetin e porteve të Shipërisë dhe potencialeve tjera dhe te shfokusojë koncentrimin dhe konsolidimin e tregut te fqinjësisë Shqiptare në Ballkan. ~Këtë ide për te cilën po flet analfabeti servil, krejt të pa studiuar, e e ka marrë si tregim përralle nga një person që në Shqipëri, që flet pa asnjë njohuri për problemin me Serbinë. Këtë po e bën poashtu për të mëshehur faktin që nuk e ka idenë se për çka është në Washington D.C.

Problemi me Serbinë nuk është ekonomik, e as nuk ka të bëjë me kalimin e makinave me qira ne kufinjë. Problemi me Serbinë është që perveç që nuk e pranon gjenocidin e bërë disa herë mbi shqiptarët gjatë historisë, Serbia nuk e duron eksiztencën e barabart të SHQIPTARËVE e aq me pak atyre që mund të jetojnë afër resurseve natyrore e ekonomike e që mund të bëhen një ditë te fuqishëm ekonomikisht në rajonin e Ballkanit. Serbia i do shqiptarët te vdekur, në varreza masive apo nëse të gjallë i do si pastrues të rrugëve, sharraxhinjë apo të burgosur si Nezir Mehmetaj.

Ky është skandal që të angazhohen zyrtarët e shtetit të Kosovës për integrim me ekonominë e Serbisë.

Comment here