Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Abazovic për njohjen e Kosovës nga Mali i Zi: Nuk mund të ndryshojmë ndjenjat e njerëzve

Bartësi i listës ’E bardha në të Zezë’ në Mal të Zi dhe njëri prej tre grupeve të koalicionit të qeverisë së re të dalë pas zgjedhjeve të 30 gushtit, Dritan Abazovic, tha për presidentin malazez Djukanovic se është i përfunduar politikisht dhe roli i presidentit edhe ashtu është protokollar,


Abazovic në intervistën për revistën javore serbe NIN paralajmëroi partnerët e tij të koalicionit që qeveria e re do të bie nëse zhgënjejnë në mbajtjen e premtimeve të marrëveshjes.

“Pres që ata që duan të jenë pjesë e marrëveshjes të respektojnë atë. Nëse kjo nuk përmbushet, do të bie qeveria. Merr fund. Politikanë të përgjegjshëm i mbahen premtimeve. Edhe me çmimin e krizës politike ” tha Abazovic

Abazovic për kryeministrin e ri u shpreh se do të duhej të ishte i orientimit qytetar progresiv që do të ishte një reklamë e mirë për Malin e Zi në botë dhe në vet vendin e shtoi se është herët të flitet për zgjedhjet personale.

Ai derisa po fliste rreth pyetjes se nëse çështje siç është Kosova apo NATO mund të shndërrohen në pika mosmarrëveshjeje, tha se “është e pamundur të hyjmë në kokat e zemrat e njerëzve dhe të ju ndryshojmë se çka ndjejnë”. “Mendimi i tillë është diletantizëm” shtoi ai.

Në marrëveshje e tre palëve fituese të qeverisë së re që fituan shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë theksohej orientimi drejt NATO’s dhe BE’së dhe zotimi i respektimit të kushtetutës dhe simboleve shtetërore. Po ashtu, theksohej se njohja e shtetësisë së Kosovës nuk është në diskutim.

“Por kjo nuk do të thotë se është e pamundur që të mos ka pajtueshmëri për formimin e qeverisë së re”, tha Abazovic që dje së bashku me dy liderët e opozitës- Zdravko Krivokapic dhe Aleksa Becic ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për qeverinë e re.

Abazovic foli edhe për Presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic, për të cilin tha se “sipas mendimit të tij modest ka përfunduar politikisht”.

Comment here