Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

AKK nuk gjen parregullsi në laboratorët privatë që kryejnë testimet serologjike

Autoritetit Kosovar i Konkurrencës nuk ka gjetur ndonjë parregullsi në laboratorët privatë për testimet e virusit SARS CoV 2.


Në konferencën për media lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për virusin SARS-Cov-2, Muhamet Krasniqi anëtar i Komisionit theksoi se nga 118 laborator të licencuar, bazuar në informatat AKK nuk ka arritur të gjejë ndonjë shërbim që bie ndesh me ligjet në fuqi.

“Është një treg që po funksionon mirë, treg i liberalizuar”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Rizah Arifi kryesues i Grupit Punës për monitorimin e laboratorëve tha se AKK nuk ka pranuar asnjë ankesë nga qytetarët për ndonjë parregullsi me këtë çështje.

Comment here