Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Aktivizohet Gjykata Speciale: Ftohet edhe një ish-komandant i UÇK’së

Ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK’së) në zonën operative të Llapit Latif Gashi, është i ftuari i radhës nga Dhomat e Specilizuara


Njoftimin e ka bërë vet Latif Gashi në profilin e tij në Facebook, duke treguar se edhe kur ndodh intervistimi.

”Ju njoftoj se sot kam pranuar një thirrje telefonike nga një hetues për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë . Ky intervistim do të bëhet me 27 gusht 2020”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë që deri më tani janë ftuar një numër i madh i ish-ushtarëve të UÇK’së nga Dhoma e Specializuara. Ndër ta janë edhe krerët e UÇK’së, si Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Më poshtë keni njoftimin e plotë nga Latif Gashi.

Comment here