Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ali Ahmeti nesër intervistohet nga Gjykata Speciale

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nesër (e mërkurë) do të intervistohet nga Gjykata Speciale.


Lajmin e ka bërë me dije ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Osmani ka thënë se Ahmeti është ftuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit.

Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale më 22 korrik të këtij viti. ka bërë të ditur se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ahmeti konfirmoi se do t’i përgjigjet kësaj ftese. Ai është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë.

Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.

Gjykata Speciale më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Me Thaçin, në aktakuzë është i përfshirë edhe Kadri Veseli tash kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe disa persona të tjerë emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publik.

Comment here