Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Aliu i VV-së: Sa më herët që e rrëzojmë Qeverinë Hoti, aq më mirë

Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se sa më herët të rrëzohet Qeveria Hoti, aq më mirë për Kosovën.


“Këtë që e pamë në Washington dhe këtë që e sollën nga Washingtoni, ashtu si edhe atë se çfarë Serbia mori prej nesh, ky është vetëm fillimi. Do të ketë edhe më tepër”, ka thënë ai në KTV.

Ai është pyetur se si synon LVV-ja ta rrëzojë qeverisë, duke i pasur vetëm 31 deputetë.

“E jona është të kërkojmë në vazhdimësi, që të mos vijë puna të ndodhë shkarkimi i qeverisë kur bëhet tepër vonë”, ka thënë ai.

I pyetur rreth diskutimeve me AAK-në, ai ka thënë se nuk e di që ka pasur biseda të tilla.

“Por, duhet të mos harrojmë që diskutimet e tilla kanë kuptim për marrëveshje të koalicionit, për koalicione parazgjedhore. Por, kur kemi moment kritik, një krizë të vendit që nuk ka zgjidhje, pra në njërën anë ishim në gjendje të pandemisë ku vdisnin nga 15-16 veta, nuk të mbetet rrugë tjetër pos të kërkosh mocion për rrëzimin e Qeverisë dhe aty s’ke se çfarë negocion”, ka thënë ai.

Sipas Aliut, në këto raste, është në rrezik vendi.

“Njëjtë e kemi sot qeveri që e ka marrë pushtetin me 61 vota, dy prej të cilave janë të deputetit Shala dhe e deputetit Arifi, vota këto që kanë probleme dhe janë në Gjykatë Kushtetuese”, ka shtuar Aliu.

Comment here