Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ambasada Amerikane në Kosovë: Marrëveshjet në SHBA, hapin progres për Ballkanin Perëndimor

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë nëpërmjet një deklarate për media ka theksuar se Shtetet e Bashkuara përgëzojnë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për marrëveshjet historike që arritën në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë një gamë të gjerë të çështjeve të normalizimit ekonomik.


Në deklaratën e Ambasadës Amerikane theksohet se udhëheqja e Serbisë dhe Kosovës, e guximshme dhe me vështrim përpara nuk sjell vetëm rritje dhe punë për qytetarët e tyre, por vendos një ton të ri pajtimi në ndjekjen e progresit për Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trump tha se kjo është “një ditë shumë e rëndësishme dhe historike

Comment here