Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ambasada e Kosovës në SHBA: Senatori Dole mbajti premtimin e dhënë, Amerika qëndroi gjithmonë afër nesh

Ambasada e Kosovës në SHBA ka publikuar një fotografi nga busti i senatorit Bob Dole, duke thënë se Amerika e mbajti premtimin e dhënë para 30 vitesh


Përmes një postimi në Facebook, thuhet se SHBA ka qëndruar gjithmonë pranë popullit të Kosovës.

“30 vjet më parë senatori Dole erdhi në Kosovë dhe bëri një premtim: Liria po vjen. Demokracia po vjen. Ky premtim u mbajt dhe Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar pranë nesh qysh prej atëherë”, thuhet në shkrim.

30 years ago @SenatorDole came to #Kosovo and made a promise:Freedom is coming. Democracy is coming.That promise was kept, and #UnitedStates has stood by us ever since 🇽🇰 🇺🇸

Posted by Embassy of Kosovo in Washington, DC on Sunday, August 30, 2020

Ndryshe, busti i senatorit amerikan Bob Dole u vendos në lagjen “Dardania” në Prishtinë, në rrugën që mban emrin e tij.

30 vjet më parë, më 29 gusht 1990, senatori Robert Dole, me gjashtë kolegë të tij, vizitoi Prishtinën, duke luajtur një rol të pakrahasueshëm në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

Kjo vizitë shënon një moment historik në angazhimin amerikan në Kosovë dhe një nga arritjet më të mëdha në lobimin e komunitetit shqiptaro-amerikan për kauzën e Kosovës.

Comment here