Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ambasada e Suedisë me paralajmërim për kosovarët që po aplikojnë për viza

Ambasada e Suedisë në Kosovë ka paralajmëruar kosovarët të cilët po aplikojnë për viza sepse sipas tyre disa aplikantë janë kontaktuar nga agjencione të cilët pohojnë se kinse mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë në Suedi.


Ambasada ka thënë se aplikantët mund të humbin të holla nëse vendosin të bashkëpunojnë me këta inidividë dhe agjenci.

“Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga ana e individëve/agjencie të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin që të bashkëpunojnë me këto individë/agjenci”, thuhet në njoftim.

Comment here