Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ambasadori amerikan Godfrey: Serbia duhet të shkëputet nga varësia prej Rusisë, e presin vendime të rënda politike

Qeveria serbe duhet të marrë shumë vendime të rënda politike dhe shumica e bisedave do të jenë në Bruksel, por ne po përpiqemi të fokusohemi në gjëra konkrete që mund t’i bëjmë menjëherë, tha Ambasadori Amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë në Washington.


Godfrey foli për televizionin publik serb RTS ku vlerësoi se vendimi i Presidentit Donald Trump të emëroj një emisar special për të përmirësuar marrëdhëniet mes Beogradit e Prishtinës ishte sinjal i qartë se SHBA dëshiron të përshpejtoj lëvizjen përpara e të përqendrohen në ekonomi dhe përmirësim të jetës së njerëzve.

Godfrey shtoi se nuk është i kënaqur me shkallën e bashkëpunimit ekonomik të Serbisë dhe SHBA’së, pasi dëshiron që ai të jetë edhe me shumë më mirë, si dhe shtoi se ai i gëzohet agjencia zhvillimore amerikane DFC në Serbi.

Sipas ambasadorit Godfrey, çështja e zgjerimit të burimeve të furnizimit me gaz, që gjendet në një prej pikave të marrëveshjes së nënshkruar në Washington, është e rëndësishme për të gjithë.

“Nuk mund të varemi vetëm nga një burim i energjisë. Kjo është një temë e rëndësishme edhe politike. Është e qartë që Rusia shfrytëzon varësinë nga një burim i energjisë si instrumenti i arritjes së synimeve politike. Për Serbinë është e rëndësishme të ketë lirinë e zgjedhjes bazuar në interesat e synimet e tyre” e mbylli Godfrey.

Comment here