Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Anëtarja e LDK-së akuzon Haradinajn e Osmanin: Po i ndihmojnë Vuçiqit

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas paralajmërimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, se partia e tij do të tërhiqet nga koalicioni qeverisës në rast se në marrëveshje do të jetë edhe Ujmani.


Tërmkolli tha se në këto momente historike me veprimet e tyre a po i ndihmojnë Vuçiqit?

“Në momente historike për vendin tonë, me këto veprime, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani a po i ndihmojnë Vuciqit!”.

Kundër arritjes së marrëveshjes është shprehur edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Në momente historike për vendin tonë, me këto veprime, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani a po i ndihmojnë Vuciqit!#MT

Posted by Melihate Tërmkolli on Friday, September 4, 2020

Comment here