Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Anton Quni i thotë “JO” Vjosa Osmanit: Përjetësisht në LDK

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni ka mohuar zërat se mund t’i bashkohet një partie të re që do të mund të formohej nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Quni  tha  se do të mbetet përjetësisht në partinë e formuar nga Ibrahim Rugova.


Formimi i një partie të re nga Vjosa Osmani është përfolur që nga momenti kur ajo u shkarkua nga pozita e nënkryetares së LDK’së, pozitën e së cilës e mori kryeministri aktual Avdullah Hoti

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, më 20 qershor të këtij viti, shkarkoi Vjosa Osmanin nga pozitat drejtuese me 70 vota për, 16 kundër dhe 28 abstenime, votim ky që u realizua në mënyrë elektronike, e që më pas u kontestua për mungesë transparence nga kandidatja për kryeministre e partisë më të vjetër në Kosovë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Osmani pati përplasje të mëdha me kryetarin Isa Mustafa dhe kryesinë e ngushtë që nga rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit të cilën qeveri e përkrahu.

Përafrimi i qëndrimeve të Vjosa Osmanit me ish-kryeministrin Albin Kurti shtuan zërat se ajo mund t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Së fundi, emra të skenës politike përfshirë edhe anëtarë të LDK’së u përfolën se mund t’i bashkohen Vjosa Osmanit në rrugëtimin e ri të saj politik ndaras LDK’së.

Gazeta Express ka kontaktuar ministrin e Mbrojtjes dhe kryetarin e degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni për ta pyetur se a do t’i bashkohej një partie të re që do të mund të formohej nga Vjosa Osmani.

Quni ka mohuar se do të dalë prej partisw sw formuar nga Ibrahim Rugova, duke thënë se përjetësisht do të mbetet në LDK.

“Unë mbetem përjetësisht në LDK”, ka thënë shkurt Quni të mërkurën.

Comment here