Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Anulimi i takimit mes liderëve të koalicionit dhe Hotit, shkak Fatmir Limaj

Është anuluar takimi mes liderëve të koalicionit qeverisës i cili ishte paraparë të mbahet sot, kjo pasi siç mësohet aty nuk mund të vijë i pari i Nisëmes Fatmir Limaj pasiqë është jashtë vendit.


Ishte Haradinaj ai që kishte konfimuar këtë takim, mirëpo sot në mëngjes u bë e ditur se ky takim do të realizohet për shkak të Limajt. Ky takim nuk figuron as në agjendën e Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hotit.

Në këtë takim tema kryesore do të ishte ajo për dialogun Kosovë- Serbi, temë kjo që ka përplasur ashpër tash e saj jave, Haradinajn me kryeministrin Hoti.

Në këtë takim pritej që Hardinaj të marrë sqarime nga Hoti, për çështjen e emërimit të Skender Hysenit, në postin e koordinatorit shtetëror për dialog me Serbinë./

Comment here