Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Apeli i Hazirit për qytetarët: Mos e neglizhoni coronavirusin, respektoni masat

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, pas 16 rasteve të reja pozitive me COVID-19, u ka bërë sot thirrje qytetarëve gjilanas që të mos e neglizhojnë coronavirusin, por t’i respektojnë masat parandaluese pavarësisht se ditëve të fundit në këtë komunë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast me përfundim fatal.


Ai gjatë mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit në Gjilan, ka thënë se është lajm i mirë ditëve të fundit, Gjilanit nuk ka shënuar asnjë rast të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Në këtë takim u tha se gjendja në Spitalin e Përgjithshëm është rënduar, pasi një numër i mantel-bardhëve janë infektuar me COVID-19, derisa u kërkua nga Qeveria që të angazhojnë staf mbështetës.

Po ashtu, është bërë e ditur se janë mbyllur katër lokale, tri prej të cilave në fshatin Shillovë për shkak të mosrespektimit të masave, derisa janë ndaluar pesë inspektorë komunalë dhe tre pronarë lokalesh, të cilët janë liruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë me coronavirus në Komunën e Gjilanit janë konfirmuar 702 raste, prej tyre 499 janë shëruar, 175 janë ende aktive dhe 28 kanë vdekur.

Comment here