Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Armend Zemaj takohet me ministrin maqedon, njëra ndër temat: Hapja e kufijve

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka arritur në Shkup i cili do të realizojë një takmin me ministrin Venko Filipçe.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zemaj përmes një njoftimi në Facebook.

Ndërsa ne një prononcim për Alsat, ministri tha se tema e takimit me Filipçen do të jetë pandemia dhe menaxhimi i saj..

“Do ta takoj homologun tim, sigurisht aktualiteti është pandemia dhe menaxhimi i saj. Sigurisht gjitha temat që lidhen me aspektin e shëndetësisë do t’i bisedojmë. Relativisht kemi edhe kontakte tjera, do të vazhdojmë bashkëpunimin”, tha Zemaj.

Në pyetjen nëse është për hapje të kufijve pa kushte, ai tha se do të vlerësohet situata epidemiologjike dhe më pas do të vendoset.

“Ne do të jemi në vlerësim të situatës së re epidemiologjike dhe në bazë të analizave dhe statistikave të profesionistëve shëndetësor do të veprojmë edhe neve si vendimmarrës. Në Kosovë rezultatet janë shumë të mira, kemi rënie të numrit të infeksionit”, tha Zemaj, para takimit./

Comment here