Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Armend Zemaj tregon për herë të parë si e mori pozitën e Ministrit të Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ka qenë vlerësim i strukturave të LDK’së, që ai të marrë këtë pozitë.


Kështu tha ai në Indeks-Intervista, ku tha se për këtë pozitë ai ishte vlerësuar nga kryetari Isa Mustafa dhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Nuk është që kam qenë deputet për herë tëp arë si dhe në strukturat e LDK’së. Është vlerësim i kryetarit të LDK’së, i kryeministrit aktual dhe i grupit parlamentar që unë të bëhem ministër i Shëndetësisë.”, tha Zemaj.

Ndër të tjera, ai ka shtuar se kishte shprehur që në fillim gatishmërinë e tij për këtë pozitë.

“Ne kemi pasur biseda dhe kemi pasur kontake, unë kam shprehur gatishmërinë time që mund të shërbej dhe besoj që po shërbej me përgjegjësi.”, shtoi tutje Zemaj.

Comment here