Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Asamblisti shqiptar i New York-ut: Zgjedhjet e 30 gushtit historike për shqiptarët në Mal të Zi

Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Neë Yorkut, ka deklaruar se zgjedhjet e 30 Gushtit janë një moment historik për shqiptarët në Mal të Zi.


Sipas tij edhe pse të të ndarë në dy lista, ata do të mund të votojnë shqip që të sigurojnë një përfaqësim më gjithëpërfshirës dhe të denjë të shqiptarëve në parlamentin e Malit të Zi

Gjonaj shprehet se edhe pse nuk u arrit që partitë shqiptare të bashkoheshin në një listë të vetme, kjo nuk e ndalon angazhimin për mbështetjen e kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhje.

“Së bashku me përfaqësues të Koalicionit të Organizatave të Komunitetit Shqiptar në Amerikë, me origjinë nga Mali i Zi, u angazhuam për një marrëveshje në mënyrë që të gjitha partitë shqiptare të bashkoheshin në një listë të vetme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke u nisur nga suksesi dhe rezultati pozitiv i bashkimit të subjekteve në Komunën e Malësisë-Tuz vitin e kaluar, ne kishim arsye të bindshme se të bashkuar jemi më të fortë dhe jemi në pozitë të mbrojmë më mirë interesat e shqiptarëve në Mal të Zi. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, por kjo nuk na ndalon në punën dhe angazhimin tonë që të vazhdojmë të punojmë për mbështetjen e kandidatëve shqiptarë dhe elektoratit shqiptarë në këto zgjedhje”.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Qytetit të Neë Yorkut, thekson më tej se elektorati shqiptar dhe Diaspora duhet të vlerësojnë këtë moment historik për të tashmen dhe të ardhmen, për të bashkuar të gjitha forcat dhe për të avancuar pozitën e shqiptarëve në qeverisje dhe vendimmarrje.

“Duke qenë të vetëdijshëm për gjendjen e pafavorshme e diskriminuese politike, ekonomike dhe sociale të shqiptarëve në Mal të Zi, rrezikut nga shpërnguljet dhe asimilimi-Faktori politik, elektorati shqiptar dhe Diaspora duhet të vlerësojnë këtë moment historik për të tashmen dhe të ardhmen, për të bashkuar të gjitha forcat intelektuale, akademike dhe shoqërore brenda dhe jashtë vendit për të avancuar pozitën e shqiptarëve në qeverisje dhe vendimmarrje, në frymën e respektit dhe bashkëjetesës fetare per përmirësimin e gjendjes politike, sociale dhe ekonomike të shqiptarëve në këto treva; për avancimin tonë si popull autokton në këto troje, për të mbështetur listat shqiptare dhe për të votuar shqip”.

Ai iu bën thirrje gjithë spektrit politik dhe elektoratit shqiptar që të votojnë me mençuri dhe me zemër vetëm për subjektet politike shqiptare.

“Ky është momenti që ata të përfaqësohen denjësisht andaj ju bëjmë thirrje të gjithë spektrit politik, elektoratit shqiptar, Diasporës dhe vëllezërve dhe motrave tonë në atdhe, të votojnë me mençuri, të votojnë me zemër dhe të votojnë vetëm për subjektet politike shqiptar. Një thënie e vjetër thotë “Nëse dëshiron të shkosh shpejt, shko vetëm. Nëse do të shkosh larg, shkoni së bashku”, ka thënë Gjonaj në një intervitë për ATSH.

Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, lista shqiptare Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj, përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit me një platformë të qartë që ofron zgjedhjen më të mirë për të zgjidhur problemet e popullit shqiptar.

Comment here