Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Basha: Marrëveshja e Washingtonit hap i rëndësishëm drejt njohjes reciproke

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshëndeti marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi që u arrit me bekimin e presidentit Trump.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehu besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike përshëndes marrëveshjen e arritur mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Një falënderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit

“Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit”, shkruan Lulzim Basha.

Comment here