Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Ben Meir: Kosovarët ishin viktimë e gjenocidit, në Shtëpinë e Bardhë duhej njohje reciproke

Profesori i Universitetit të New York’ut dhe eksperti për Ballkanin Perëndimor, Alon Ben-Meir, ka thënë se është i zhgënjyer nga marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, pasiqë sipas tij duhej njohje reciproke


Ben Meir ka thënë se njëra ndër arsyet pse është zhgënjyer mos-diskutimi për njohjen reciproke.

“Jam i zhgënjyer që më në marrëveshjen e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë s’është diskutuar njohja reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar ai në Facebook

Marrëveshjet ekonomike, edhe pse pozitive në disa aspekte, është dashur të bëhën në kuadër të pajtimit përfundimtar që duhet të çonte në njohje të Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia”, ka thënë ai.

Sipas Ben Meir, rritja ekonomike dhe tregtare e dy vendeve është gjë e mirë, por është larg dinamikës së vërtetë të konfliktit, në të cilin kosovarët ishin viktima të gjenocidit.“Rritja ekonomike dhe shkëmbimi tregtar mes dy veneve është gjë e mirë, por është larg ndryshimit të dinamikës së konfliktit që është nguliturë në psikikën e kosovarëve të cilët ishin viktima të gjenocidit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut në luftën me Serbinë”, ka përfunduar ai.

Comment here