Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Besa Shahini njofton Edi Ramën: Do largohem në Kosovë, nuk do marrë pjesë në fushatë zgjedhore

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se nuk do të jetë pjesë e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021.


Shahni dha deklaratën e befasishme gjatë një intervistë me Ilva Taren. Madje ajo pohoi se këtë vendim ia ka komunikuar edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se ka vendosur që të largohet nga Shqipëria drejt Kosovës.

“Unë tashmë kam njoftuar edhe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim. Nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë për shkak se mua më pëlqen angazhimi politik dhe se unë e adhuroj Shqipërinë.”, tha Shahini.

Kur është pyetur se pse e ka marrë këtë vendim, ajo tha se jeta e saj është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri dhe se dëshiron që të jetojë bashkë me familjen.

“Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri. E gjithë familja ime jeton në Kosovë dhe përkundër afrimit që kemi bërë prapë jemi dy shtete të ndara. Në këto momente kur ka këto probleme prapëseprapë e sheh se nëse jeton me familjen larg është pak e vështirë të mirëmbahet puna që është mbingarkesë e madhe. I kam thënë kryeministrit të shërbej për sa kohe sa jam vlerë për ndërtimin e politikave arsimore dhe zbatimin e tyre”, ka thënë Shahini.

Comment here