Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Besnik Tahiri tregon se a do të jetë prezent Trump në takimin Kosovë-Serbi, në Shtëpinë e Bardhë

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri është deklaruar në T7, lidhur me takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe përbërjen e delegacionit kosovar për këtë takim.


Tahiri ka treguar se delagacioni është nisur për në Ëashington sot në mëngjes dhe se atje do të zhvillojnë tri-katër takime dhe se temë diskutumi do të jetë aspekti politik i dialogut dhe disa marrëveshje ekonomike.

I pyetur nëse pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Presidenti Donald Trump, Tahiri ka thënë se nuk mund të konfirmojë një gjë të tillë, por se çdo gjë është e mundur

“Nuk kemi nevojë me u frigu prej rolit amerikan. Kryeministri është nis në mëngjes. Takimet janë tre katër. Dy delagacionet, përfaqësim i barabartë. Njerëzit që merren me infrastrukturë dhe ekonomi janë atje. Nuk e dijmë a do të jetë Trumpi prezent”, ka thënë Tahiri.

Sipas tij, kjo vizitë është historike, meqenëse rrallë herë delegacioni kosovar është pritur në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërkohë, për kritikat rreth numrit të madh të zyrtarëve që janë pjesë e delagacionit, Tahiri ka thënë se askund në botë nuk diskutohet një gjë e tillë.

Thotë se në takime që mund të jetë historike, nuk ka rëndësi se a është një person apo dy më shumë.

“Asgjë të keqe nuk ka me qenë të përfaqësuem me kualitet. Kjo nuk duhet të jetë tema. Askund në botë kjo nuk diskutohet. U diksutu që numri i madh, në këto takime që mund të jenë historike nuk ka rëndësi a është një më shumë”, ka thënë Tahiri në Frontal.

Comment here