Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Brenda javës u dalin 170 eurot dhe pagesat tjera nga Pakoja Emergjente atyre që nuk u kanë dalë ende

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) njofton se është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente për masat 3a, 3b, 7, 8 dhe 14.


MEA thotë se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa.

“Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale”, njofton MEA.

Ministria tregon do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik.

Mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit dhe punëtorët e dyqaneve disa nga përfituesit e Pakos Emergjente Fiskale.

“MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen”, përfundon njoftimi.

Sipas MEA-së, ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator.

Comment here