Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Bujqit nga Rahoveci protestojnë dy ditë, kërkojnë ekzekutimin e 25% të dëmeve

Bujqit nga komuna e Rahovecit do të protestojnë ditën e hënë para komunës për mos ekzekutimin e 25% të vlerës së dëmit të premtuar nga ana e ministrit të Bujqësisë, Besian Mustafës.


E të njejtën gjë pritet ta bëjnë edhe ditën e martë por këtë herë para Qeverisë së Kosovës

Qeveria më 5 korrik kishte ndarë mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e dëmve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore. E ndër komunat përfituese ishte edhe komuna e Rahovecit.

Sipas dokumentit, komunës së Rahovecit i takojnë 660.275 euro nga Qeveria.

Por ende deri tani nuk janë shpërndarë këto mjete.

Për këtë arsyeje bujqit do të marrin masa.

Comment here