Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Çka përmban “Pika 10” që nxiti reagime të mëdha në Serbi

Pak pas nisjes së takimit në Uashington, mediat serbe raportuan për zhvillime të mëdha, ku sipas tyre Vuçiqit i është vendosur në tavolinë letra për njohjen e Kosovës.


U citua madje edhe ministri serb, Sinisha Mali i cili konfirmoi këto raportime, por tha se Serbia nuk do të dorëzohet.

Të gjitha i mohoi Emisari Special për Dialogun, Richard Grenell i cili tha se këto raportime nuk janë të vërteta, shkruan Reporteri.

Por çka përmban pika 10, me të cilën sipas mediave serbe po i kërkohet Serbisë njohja e Kosovës.

Pika 10. sipas mediave serbe në origjinal në gjuhën angleze është si në vijim: “Both parties commit to mutual recognition, and protection of ethnic minorities, restitution of propriety, resolving of the status of stateless individuals, and agree to open offices in charge of protecting and reporting annually on minority rights.”

Apo në shqip: “Të dy palët janë të përkushtuara në njohjen reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, kthimin, zgjidhjen e statusit të individëve dhe pajtohen që të hapin zyra për mbrojtje dhe raporte vjetore për të drejtat e pakicave”.

Comment here