Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Çka tha Trump për vizitën e tij në Kosovë?

Shefi i shtetit më të fuqishëm në botë mezi pret ta vizitojë Kosovën.

Madje, Donald Trump tha se ai mund ta vizitojë Kosovën së shpejti. Një deklaratë të tillë ai e bëri pak para nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike me Kosovën dhe Serbinë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mezi pres që të shoh Serbinë dhe Kosovën që të ecin përpara derisa punojmë së bashku në bashkëpunimin ekonomik në rajon. Mezi pres që të vizitoj të dyja vendet në të ardhmen jo shumë të largët, por tani në Amerikë është duke u zhvilluar kampanja presidenciale që mendoj se është më mirë t’i kushtoj pak më shumë kohë. Por, ne mezi presim që të ndodhë”

Presidenti amerikan tha edhe fjalët më të mira për dy udhëheqësit ballkanikë që sot me ndërmjetësimin e tij nënshkruan një marrëveshje ekonomike që vetë ai e cilësoi historike.

“Liderë të mëdhenj” që kanë bërë vendin e tyre krenarë i cilësoi ai Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti – të cilin e quajti gabimisht Presidenti i Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Është një trimëri e jashtëzakonshme nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, dy njerëz shumë të respektuar, që kanë filluar këto bisedime dhe që kanë ardhur në Washington për të finalizuar këto zotime. Duke vepruar kështu, ata kanë bërë vendet e tyre, ashtu si edhe Ballkanin, një zonë të mrekullueshme të një nga vendeve më të bukura në botë. Por, ata e bënë edhe botën më të sigurt”.

“Ne jemi shumë krenarë për këta dy liderë të mëdhenj dhe që e kryem këtë marrëveshje, por më me rëndësi është që populli i tyre është krenar me ta. Është me të vërtetë historike”.

Comment here