Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Dacic: I kemi 500 mijë vota serbe në SHBA, kemi ndikim në zgjedhje atje

Shefi i diplomacisë së Serbisë, Ivica Dacic, u krenua sot se pozicioni i Serbisë qenka forcuar në skenën ndërkombëtare madje shkoi aq larg sa pretendoi se serbët do të kenë ndikim në zgjedhjet e nëntorit në SHBA


Disa shtete europiane nuk duan t’i ndihmojnë presidentit amerikan Donald Trump në fushatën e tij zgjedhore, tha Dacic, duke u krenuar se serbët kanë gjysmë milioni vota në SHBA dhe mund të kenë rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale sipas tij.

Sipas organizatave amerikane zyrtarisht në SHBA ka 187738 qytetarë amerikanë me etni të deklaruar serbe. Ky numër mund të ndryshoj pasi ka shtetas serbë të deklaruar si jugosllav mund të jenë serbë të tjerë, apo edhe etni tjera nga ish Jugosllavia, e ai numër shkon rreth 300 mijë. 500 mijë vota nga serbët në zgjedhjet amerikane të përmendura nga Dacic, nuk përputhen me këto statistika.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, në pretendimet e tij madje u shpreh se SHBA ka ndryshim qëndrimi në politikën amerikane, pasi po ‘përmendet kompromisi’ që nuk ishte më parë lidhur me Kosovën.

Dacic gjatë intervistës së tij në televizionin Studio B deklaroi se priten bisedime serioze rreth ardhmërisë së Serbisë dhe se nga Beogradi do të kërkohet të përcaktohet se a do të jetë në krahun e Moskës dhe Kinës.

“Bashkimi Europian konsideron se Beogradi duhet të pranoj çdo qëndrim të Brukselit. Nëse e bëni këtë, me siguri se do të ndesheshit me reaksionin e shteteve tjera” tha Dacic, duke vlerësuar se Serbia më nuk është e dobët, pasi ka ndryshuar pozicionin e vet politik në skenën ndërkombëtare./

Comment here