Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Dacic: Në Washington shkojmë për ekonominë, por nuk përjashtohen temat politike

Ministri i Punëve të Jashtme të Qeverisë së Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi se në takimin e dy shtatorit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë Bardhë do të diskutohet për ekonomi, por shtoi se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë teme politike. Dacic madje krenohet se serbët në amerikë kanë gjysmë milioni vota dhe do të ndikojnë në zgjedhje atje dhe se sipas tij ka ndryshim ‘qëndrimi në Washington rreth Kosovës’ dhe se pozicioni i Serbisë është përforcuar në bashkësinë ndërkombëtare


Shefi i diplomacisë serbe u shpreh optimist madje pasi konsideron se kjo është mirë pasi flitet për kompromis, “pasi amerikanët konsideronin se çështja e Kosovës është e zgjidhur” sipas Dacic.

Ai shtoi se shumë shtete europiane nuk janë të kënaqura që tani SHBA do të kenë rol në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës

Disa shtete europiane nuk duan t’i ndihmojnë presidentit amerikan Donald Trump në fushatën e tij zgjedhore, tha Dacic, duke u krenuar se serbët kanë gjysmë milioni vota në SHBA dhe mund të kenë rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale sipas tij.

Dacic gjatë intervistës së tij në televizionin Studio B deklaroi se priten bisedime serioze rreth ardhmërisë së Serbisë dhe se nga Beogradi do të kërkohet të përcaktohet se a do të jetë në krahun e Moskës dhe Kinës.

“Bashkimi Europian konsideron se Beogradi duhet të pranoj çdo qëndrim të Brukselit. Nëse e bëni këtë, me siguri se do të ndesheshit me reaksionin e shteteve tjera” tha Dacic, duke vlerësuar se Serbia më nuk është e dobët, pasi ka ndryshuar pozicionin e vet politik në skenën ndërkombëtare./

Comment here