Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Defekte në gyp, disa fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

KRU “Gjakova” njoftoi se për shkak të defektit në gypin kryesor, që ka ndodhur në fshatin Gexhë, është ndërprerë furnizimi me ujë.

Zonat që do mbesin pa ujë përfshijnë zonën e fshatrave të Anadrinit, një pjesë e fshatit Xërxë, Gexhë, Radostë, Ratkovc, Vrajak, Bratotin dhe Dejnë.

“Ekipet tona janë duke punuar në sanimin e defektit, duke ndërmarrë të gjitha masat që sa më shpejtë ta rikthejmë furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”. 

Comment here