Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Deklaratë e QUINT’it: Autoritet e Kosovës të respektojë ligjin për rastin e Manastirit të Deçanit

Ambasadorët më të fuqishëm në Kosovë përmes një deklarate të përbashkët kanë bërë të ditur se kanë vizituar rajonin e Deçanit, teksa kanë bërë thirrje që të zgjidhen mosmarrëveshjet atje


Përmes një komunikate për media, këto shtete bëjnë thirrje që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Në fund, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të zgjidhë në mënyrë të shpejtë çështjen e punëve në rrugë në përputhje me këto vendime.”, thuhet tutje

Komunikata e plotë:

Të enjten, më 27 gusht 2020, Ambasadorët ose të ngarkuarit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA’ve, së bashku me përfaqësues nga BE, KFOR, dhe OSBE, vizituan rajonin e Decan / it në një udhëtim për gjetjen e fakteve. Ata u takuan veçmas me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe At Sava Janjic të Manastirit të Deçanit. Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i përmbahen rreptësisht ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat Speciale Mbrojtëse, dhe të adresojnë çdo shqetësim të mbetur brenda kornizës së Këshillit Monitorues të Implementimit (KPM), përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim. Për më tepër, ne nxisim autoritetet e Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 për çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan. Në fund, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të zgjidhë në mënyrë të shpejtë çështjen e punëve në rrugë në përputhje me këto vendime.

Comment here