Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Deputeti Bekim Haxhiu dhuron 11 bursa nga 300 euro për nxënësit e Skënderajt

Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka financuar 11 bursa për studentë nga komuna e Skënderajt.


Lajmin e ka bërë të ditur vet Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se kjo është iniciativë nga buxheti i tij personal.

“Uroj që studentët të arrijnë suksese në studime dhe té jenë elita intelektuale që do ta nderojnë vendin me punën dhe dijen e tyre.”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Haxhiut

Pas zotimit të dhënë, sot,në Komunën e Skënderajt, me kryetarin Bekim Jashari dhe drejtorin e arsimit,Bekim Latifi, kam nënshkruar marrëveshjen me te cilën personalisht do t’i finacoj 11 bursa nga 300 euro, për studentët të cilët i ka përzgjedhur Komuna e Skenderajt.

Kjo iniciativë që nga buxheti im personal të investoj në bursa për studentët vazhdon edhe këtë vit.

Uroj që studentët të arrijnë suksese në studime dhe té jenë elita intelektuale që do ta nderojnë vendin me punën dhe dijen e tyre

Pas zotimit të dhënë, sot,në Komunën e Skënderajt, me kryetarin Bekim Jashari dhe drejtorin e arsimit,Bekim…

Posted by Bekim Haxhiu on Thursday, September 10, 2020

Comment here