Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Deputeti i AAK-së: Qytetarët po marrin kredi për t’u mjekuar nga COVID-19

Deputeti i AAK’së Gazmend Syla, ka reguar ndaj çmimeve të larta që duhet të paguajnë të prekurit me Covid-19.


Syla përmes një postimi në Facebook, tha se qytetarët duhet të paguajnë deri në 600 euro për medikamente.

“Qytetarët e Kosovës që kanë komplikime prej gripit kinez (Covid-19), e që kanë nevojë për trajtim disa herë në ditë në institucionet mjekësore, harxhojnë deri në 600 euro (me raste edhe më shumë) për medikamente”, ka shkruar Syla.

Sipas tij qytetarët po detyrohen të marrin kredi për të marrë trajtimin mjekësor.

“Disa prej tyre e kanë ndonjë të afërm në diasporë, disa të tjerë kanë paga që iu mundësojnë të marrin hua apo kredi”, është shprehur ai.

Ky është postimi  i plotë:

‘’ Qytetarët e Kosovës që kanë komplikime prej Covid-19 ,e që kanë nevojë për trajtim disa herë në ditë në institucionet mjekësore, harxhojnë deri në 600 euro (me raste edhe më shumë) për medikamente.
Disa prej tyre e kanë ndonjë të afërm në diasporë, disa të tjerë kanë paga që iu mundësojnë të marrin hua apo kredi.
Por, çka të bëjnë ata qytetarë që nuk i kanë këto mundësi ?
Përgjegjësit për shëndetësinë në vend, vetëm dalin e krrokasin e reklamohen para kamerave dhe asnjë gjë tjetër, avaz ky që zgjat prej ditës së parë të pandemisë.
Zotin e paqim në ndihmë!’’

Qytetarët e Kosovës që kanë komplikime prej Covid-19 ,e që kanë nevojë për trajtim disa herë në ditë në…

Posted by Gazmend Syla on Monday, August 31, 2020

Comment here