Drenica News

Lajmet e fundit nga rajoni dhe bota!

Lajme

Deputeti i LDK-së për largimin e Vjosa Osmanit nga strukturat: Gabim i Mustafës, çmimin do ta paguajë në zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, në Interaktiv të KTV-së ka kritikuar kreun e LDK-së, Isa Mustafa për largimin nga strukturat e partisë të Vjosa Osmanit dhe të tij.


Përjashtimin nga strukturat e LDK-së, ai e quan si gabimin më të madh të partisë.

“Mendoj se ky ishte gabimi më i madh i lidershipit të partisë dhe i kryesisë, atyre anëtarëve që kanë marrë pjesë. Unë besoj se të gjithë nuk kanë marrë pjesë në atë vendim. Vendimi ka qenë me SMS. Ishte një gabim që nuk iu ka dashtë kryetarit Mustafa, sepse unë kam një respekt të madh për të pavarësisht kjo që ka ndodh. Për këtë mendoj se ka bërë një gabim, kërkesa ka qenë e tij”, ka thënë ai. “Edhe nëse nuk e kam votuar Qeverinë, unë e kam vlerësuar se nuk ka qenë në frymën e Këshillit të Përgjithshëm, meqenëse i kanë thyer këto kritere vota ime ka qenë neutrale. Kanë gabuar edhe me Vjosen, edhe me mua”.

Tutje ai ka thënë se një veprim i tillë i Mustafës nuk i ka bërë nder LDK-së.

“Edhe lideri që ka ardhur që 15 vjet apo më pak në LDK mendoj që është lëshim shumë i madh sepse kontributet tona janë shumë të mëdha. Ne kemi punuar që nga themelimi me presidentin Rugova, plus kam qenë një nga bashkëpunëtorët e presidentit. Nuk është mirë me bo kësi veprime me e shpreh thjeshtë një revoltë. T’i kishim debatuar në Këshillin e Përgjithshëm atëherë do të ishte krejt diçka tjetër. Ajo nuk i ka bërë nder LDK-së. Ne jemi takuar edhe dhjetë ditë më herët para asaj mbledhje”, ka thënë Rexhepi. “Është bërë një mënyrë, fundjavë, e shtunë, për mua ka qenë e pakuptimtë dhe me tendencë. Ka mundur të trajtohej sy më sy, jo në mënyrë ilegale. Për këtë rast nuk pajtohem, ka bërë gabim të rëndë, nuk ka pas nevojë”.

Sipas tij ata i kanë shkelë të gjitha parimet, me formatin e Qeverisë propozimet që i kanë bërë.

“Kanë gabuar rëndë, prandaj nuk e kanë pasur votën time. Por, kjo nuk i jep të drejtë liderit të partisë për të marrë ato masa. Me format më të mirë, me njerëz me kontribute më të mëdha”, shprehet ai.

Ai thotë se askush nuk mund ta largojë nga Lidhja Demokratike e Kosovës

“Unë nuk besoj që munden me më largu nga Këshilli i Përgjithshëm. Nuk ka shanse me më largu nga Lidhja Demokratike. Më së pari munden me largu vetën, edhe kryetari edhe dikush tjetër që është merakli në ato punë sesa unë me u largu”, ka thënë ai.

Rexhepi ka thënë se çmimin e largimit të Vjosa Osmanit do ta paguajnë në zgjedhje.

Sipas tij, çdo gjë e ka çmimin e vet dhe elektorati është ai i cili më së miri e vlerëson çdo veprim dhe individ.

Comment here